Home Aktualitet Tre shqiptarë...

Tre shqiptarë arratisen nga burgu në Itali. Kapen dy prej tyre

244
0

Tre shqiptarë, që vuanin dënimin në një burg të Italisë janë arratisur herët në mëngjesin e një dite më parë.

Ata kanë prerë hekurat e qelisë në burgun e Trevisos dhe më pas kanë përdorur çarçafë për të zbritur poshtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të së enjtes, sipas Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.

Dy nga të arratisurit janë kapur menjëherë, ndërkohë që në arrati është 27-vjeçari Edison Pula, i dënuar për tentativë vrasjeje, grabitje, mbajtje eksplozivi dhe vepra të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit