Home Aktualitet Tre të arrest...

Tre të arrestuar në Rinas, policia zbardh skemën e mashtrimit

89
0

Komisariati i Policisë Rinas së bashku me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drjtorinë e Policisë Tiranë, në operacionin e koduar “Transit” ka vënë në pranga 3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

“Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas po tentonin të kalonin në PKK Rinas, me dokumente të falsifikuara, në operacionin e koduar “Transit”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Behxhet Hoti, 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë;

– Leurant Boshnjaku, 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë;

– Veton Gjergji, 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, kanë tentuar të kalojnë tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së”.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit