Home Aktualitet Trekëndëshi i...

Trekëndëshi i Bermudës? Rama: Basha u distancua dhe nga unë, por jam i hapur për bashkëpunim

366
0

”Trekëndëshi  Bermudës” i artikuluar nga Lulzim Basha për Berishën, Metën dhe Ramën, nuk e ka prekur këtë të fundit, pasi kryeministri është sërish i gatshëm për bashkëpunim pa asnjë kusht me kreun e PD. ”Unë e kam thënë që në fillim të këtij sezoni politik, të mandatit të tretë që jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me opozitën, te të gjitha çështjet pa asnjë paragjykim, jemi gati të bashkëpunojmë”.

Pjesë nga intervista në Report TV

Është sot Basha një lider me karakter, ju e keni quajtur më parë pa karakter?

Karakteri nuk është sëmundje ngjitëse, kështu çështja e karakterit është e lidhur me shumë gjëra dhe nuk caktohet nga një veprim apo nga një tjetër.

Basha plotësoi kushtet që u distancua nga Berisha dhe Meta, mos po bëheni dhe ju si BE-ja?

Ju harroni që Basha u distancua edhe nga unë.

Të gjithë e dinë që goditja më e madhe ishte për Berishën dhe Metën?

Jo unë nuk e di këtë, unë di atë që tha ai…

Nuk besoj se e merrni seriozisht?

Unë nuk marr asgjë seriozisht nga ato që thotë Lulzim Basha, përtej emrit, për çfarë mendoj unë për karakterin e lidershipit të tij, opozita në parlament është PD dhe kryetar i saj është Lulzim Basha dhe liderin e opozitës që ke përballë e zgjedhin të tjerët, detyra imë është që të mbajmë të shtrirë dorën e bashkëpunimit, përtej asaj që mendojmë për njëri-tjetrin.

Mund të na e sqaroni njëherë e mirë termin e bashkëqeverisjes, çfarë është ajo që keni dashur të thoni? Ju i keni votat nuk keni asnjë votë për deputetët e Lulzim Bashës…

Unë jam i gatshëm që të diskutoj pa asnjë kufizim, por nuk i kam vënë një emër. Shumica dhe pakica kanë hapësira shumë të mëdha bashkëpunimi kur kanë në funksion interesat e vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit