Home Aktualitet Tryeza e bash...

Tryeza e bashkimit, Bardhi: Është faktor në opozitë, nuk e bind dot Berishën të shkojë në shtëpi

23
0

Tryeza e bashkimit e PD-së, ka nxitur reagime. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka treguar detaje nga tryeza e bashkimit të deputetëve demokratë. Bardhi tha se u ul në bisedime me grupin mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha për të unifikuar qëndrimin e opozitës në betejën parlamentare kundër maxhorancës. Bardhi tha se nuk ka fuqinë t’a bindë Sali Berishën të largohet nga politika dhe për sa kohë ai është faktor opozitar, nuk mund të shmanget nga zgjidhja e problemit.

“Nuk e përjashtoj dot nga zgjidhja zotin Berisha për sa kohë ka mbështetës opozitarë që mendojnë si zoti Berisha. Unë s’kam fyer kurrë kolegët. Duhet të lëmë mënjanë debatin dhe të përmbushim misionin si opozitarë. Jam koherent se jam në këtë qëndrim që jam sot.

Nuk jam me kultin e individit, jam për zgjidhje të arsyeshme bazuar në situatën ku është sot PD. Unë nuk e bind dot zotin Berisha të shkojë në shtëpi. Nëse është dikush që e bind të shkojë në shtëpi dhe të dalë dhe ta bindë. Për sa kohë zoti Berisha është faktorë në opozitë dhe ka atë rol në opzitë ne do të duhet të gjejmë një zgjidhje ndryshe po lëmë vendin pa opozitë.

Nëse dikush ka marrë misionin ta lërë vendin pa opozitë, unë nuk i bashkohem. Që në shtator të 2022 kam këtë qëndrim duhet të ndërpresim konfliktin në PD, baltën kundër njëri-tjetrit dhe duhet të përqëndrojmë energjitë kundër regjimit të Edi ramës”, tha Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit