Home Aktualitet Turi i Ursula...

Turi i Ursula Von der Leyen në Ballkan, Nesho: Mesazhet që duhen kuptuar

182
0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, turin në Ballkan e nisi nga Shqipëria dhe është mesazh i qartë se perspektiva e këtij rajoni është BE-ja.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, thotë se përsëritja e mesazhit për Ballkanin dhe integrimin e tij në BE vjen pas largimit të kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, e cila në detyrën e saj ka qenë e investuar në çështjet dhe problematikat që ka Ballkani Perëndimor.

”Vizita diplomatike dhe mesazhet që donte të përcillte Presidentja e Komisionit Evropian është një mesash i perspektivës europiane të Ballkanit dhe kjo është çështja kryesore pas largimit të kacelares Angela Merkel. Ky tur i saj, tepër pozitiv dhe i rëndësishëm, ka parasysh të japë mesazhin e mbështetjes së këtyre vendeve dhe perspektivës së qartë të tyre”,-tha për ”Euronews Albania”.

Po ashtu ai thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përgjegjësitë e tyre sa i takon vonesave për t’u përafruar me Bashkimin Evropian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit