Home Aktualitet Turistë nga A...

Turistë nga Amerika Latine në Durrës, qytetin bregdetar e kanë zgjedhur edhe shumë italianë

51
0

Është e treta herë që ndodhet në Shqipëri për pushime. E dyta në Durrës. Kjo turiste nga Brazili ka vendosur të rikthehet për të qëndruar disa ditë buzë Adriatikut. Ajo vlerëson veçanërisht mikpritjen e njerëzve.

Të njëjtat përshtypje kanë edhe turistët italianë, të cilët janë të shumtë këtë verë në qytetin bregdetar. Ata vlerësojnë kushtet. Edhe shqiptarë të cilët jetojnë prej vitesh në Itali, kanë zgjedhur vendlindjen për pushime. Ata shprehen se Durrësi ka ndryshuar për mirë.

Durrësi është një nga qytetet më të vizituara nga turistët gjatë verës. Nuk zgjidhet vetëm për detin por edhe për historinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit