Home Aktualitet Turizmi shqip...

Turizmi shqiptar synon tregjet latine, interes i lartë në stendën e Shqipërisë në Madrid

88
0

Shqipëria për vitin 2024 synon të kapë tregjet turistike të vendeve latine. E pikërisht në dy ditë të panairit “Fitur” në Madrid të Spanjës, në stendat e këtyre vendeve, nga Argjentina në Kili, është promovuar gjerësisht Shqipëria me bukuritë dhe traditën e saj.

2023 u mbyll me mbi 10 milionë vizitorë, ku rritje njohën edhe vizitorët nga vendet latine, por për ministren e Turizmit kjo nuk mjafton. Prania e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar “Fitur” ka ngjallur interes të shtuar si nga ana e agjencive turistike ashtu edhe nga investitorët e rëndësishëm ndërkombëtar.

Ngjyra e kuqe dhe e kaltër që përfaqëson lumin e fundit të egër në Europë, Vjosën, janë të parat që bien në sy në stendën e Shqipërisë në Madrid, ku nuk mungojnë motivet tradicionale folklorike si qilimi apo dhe kalldrëmet e Gjirokastrës.

Interesit të të huajve Shqipëria i është përgjigjur me prezantimin e pijeve tradicionale. 2024 është viti ku Shqipëria synon të kapërcejë 2023 i cili deri më tani është viti më i mirë turistik për Shqipërinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit