Home Bota Turqia sulmon...

Turqia sulmon Sirinë pas sulmit kamikaz, vdesin 12 persona: Ka ardhur ora e llogarisë!

886
0

Pas shpërthimit në një shesh të Stambollit që u mori jetën 6 personave, Turqia ka sulmuar disa qytete të Sirisë veriore mbrëmjen e djeshme. Raportimet u bënë nga forcat kurde të mbështetura nga SHBA.

Sipas mediave të huaja, sulmet ajrore kanë shkaktuar vdekjen e 12 personave. Ndërsa nuk vonoi përgjigjia nga ministria turke e Mbrojtjes, ku nëpërmjet një deklarate, u bë me dije se në shënjestër të sulmeve ishin bazat nga ku militantët kryenin sulme ndaj Turqisë.

Sipas Turqisë, sulmet janë si kundërpërgjigjie ndaj bombardimeve në Stamboll ku vdiqën 6 persona dhe u plagosën mbi 81 të tjerë. E arrestuar mbeti Alham Albashir. Gruaja me origjinë nga Siria dhe e trajnuar nga kurdët, dyshohet se është autorja e sulmit kamikaz në Stamboll.

“Ka ardhur ora e llogarisë”,tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një postim në Twitter gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Por bazat që sulmoi mbrëmë Turqia janë në zonën që SHBA jep mbështetje!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit