Home Aktualitet U arrestua Ll...

U arrestua Llalla? Të afërmit: Ka kërkuar azil në Itali, është i lirë

84
0

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është ndaluar në kryeqytetin e Italisë. Burime zyrtare të SPAK i thanë A2CNN se Llalla është prangosur në Romë më 10 dhjetor 2021. Autoritetet homologe italiane kanë njoftuar në rrugë zyrtare Prokurorinë e Posaçme se Llalla është arrestuar në zbatim të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij.

Adriatik Llalla kërkohej nga Interpol për llogari të vendimit më 2 vite burg dhënë ndaj tij nga Gjykata e Posaçme e Apelit në 22 shtator për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”.

Persona të afërt pretenduan se Llalla nuk është në gjendje arresti. Për ta Llalla ka kërkuar azil politik në vendin fqinj, duke pretenduar një proces të ndikuar në Shqipëri dhe se autoritetet policore italiane, pasi e kanë vënë në dijeni për urdhër-kërkimin ndërkombëtar dhe e kanë marrë në pyetje e kanë lënë të lirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit