Home Sporti U përfol për ...

U përfol për rikthim te Juventusi, Conte: E pabesueshme, është mungesë respekti ndaj Allegrit …

76
0

Antonio Conte në konferencën për shtyp para derbit të Londrës kundër Arsenalit ka preferuar të mos komentojë zërat e fundit që e afrojnë me një transferim të mundshme te skuadra e Juventusit në verën e ardhshme.

“Është e pabesueshme, është mungesë respekti për trajnerin e Juventusit dhe për mua që punoj te Tottenham. Sapo e kemi nisur sezonin. Jam i lumtur që periudhën që po kalon Tottenham, me pronarin dhe me Paraticin kemi raporte të shkëlqyera. Nuk shikoj asnjë problem për të ardhmen tonë. Së bashku kemi firmosur një kontratë”, deklaroi strategu italian.

Emri i Contes qarkulloi në ditët e fundit te skuadra e Juventusit, pasi Massimiliano Allegri po has shumë vështirësi dhe me shumë mundësi nuk do ta mbyllë sezonin me këtë ritëm te ekipi bardhezi. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit