Home Sporti U pezullua me...

U pezullua me 12 ndeshje nga Disiplina, Kastrioti shkarkon trajnerin Ndreu

104
0

Ramadan Ndreu nuk është më trajner i Kastriotit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi krutan, që njofton se pas një takimi me drejtuesit e klubit, palët kanë vendosur të ndërpresin me marrëveshje bashkëpunimin.

Pikërisht fakti që edhe për 11 ndeshjet e ardhshme Ndreu nuk mund të ulet në pankinë për të drejtuar skuadrën, drejtuesit e klubit krutan kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin dhe të kërkojnë për një tjetër trajner, që të mund të drejtojë ekipin nga pankina.

Njoftimi i plotë i klubit krutan:

KS Kastrioti njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Ramazan Ndreu. Pas një takimi të zhvilluar ditën e sotme me presidentin, të dy palët janë dakordësuar për ta mbyllur këtë bashkëpunim. KS Kastrioti e falënderon teknikun për kontributin e dhënë në skuadër dhe i uron shumë suksese.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit