Home Sporti U rikthye në ...

U rikthye në shtëpi pas 12 viteve, CR7 i jep lamtumirën Juves në Instagram

17
0

Pas 12 viteve, Cristiano Ronaldo rikthehet në shtëpi, pasi kalon zyrtarisht te Manchester United, klub me të cilin ka luajtur në periudhën 2003-2009.

Nga ana tjetër, Ronaldo i ka dhënë lamtumirën Juventusit dhe tifozëve bardhezi, pas zyrtarizimit të transferimit të tij te Manchester United.

“Po largohem nga një klub fantastik, më i madhi në Itali dhe mes më të mëdhenjve në Evropë: kam dhënë gjithçka për Juven dhe do ta dua gjithmonë Torinon. Tifozët më kanë respektuar gjithmonë, unë jam munduar t’ua shpërblej duke luftuar në çdo ndeshje, sezon dhe kompeticion.

Në fund, mund të shohim pas dhe të themi se kemi arritur gjëra të mëdha, edhe pse jo gjithçka që dëshironim, por kemi shkruar një histori të bukur”, lexohet në postimin e sulmuesit portugez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit