Home Aktualitet U vodh dje në...

U vodh dje në Durrës, gjendet në Thumanë “Range Rover-i”, autori ende në arrati

45
0

Policia ka gjetur automjetin tip “Range Rover” që u vodh në Durrës. Automjeti u denoncua i vjedhur mëngjesin e djeshëm në lagjen 4 të qytetit, aty ku ishte parkuar nga pronari i saj.

Mjeti është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë. Ndërkaq policia po vijon të punojë për gjetjen e autorit të vjedhjes që është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, teksa kryen vjedhjen rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Pronari i automjetit, Herald Dervishi ditën e djeshme ofroi shpërblim për këdo që kishte informacion.

Kujtojmë se kohëve të fundit, shumë makina tip “Range Rover” janë vjedhur në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Dyshimet janë që automjetet vidhen për tu shitur e përdorur më pas në ngjarje kriminale, por edhe për tu çmontuar për pjesë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit