Home Bota Udhëheqësit e...

Udhëheqësit e G7: Putin ka rifutur luftën në kontinentin Europian, e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë

782
0

Mesazhi i përbashkët i liderëve të G7, është se ata dënojnë ashpër vendimin e presidentit rus Vladimir Putin për nisjen e bombardimeve ndaj Ukrainës, mëngjesin e kësaj të enjte.

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit nënvizojnë se Putin ka rifutur luftën në kontinentin Europian, dhe se e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë.

“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë europiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura.

Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

Pjesëmarrësit e takimit, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin:

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden
Kancelari gjerman. Olaf Scholz i Gjermanisë
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kryeministri i Italisë. Mario Draghi
Kryeministrja e Japonisë, Kishida Fumio
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson
Presidentja e Komisionit Evropian. Ursula von der Leyen
Presidenti i Këshillit Evropian. Charles Michel
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit