Home Aktualitet Udhëtoni drej...

Udhëtoni drejt Italisë apo Greqisë? TIA tregon masat për secilin vend

8
0

Në këtë situatë pandemie, TIA (Tirana International Airport), ka dhënë një njoftim për të rikujtuar gjithë udhëtarët që duan të shkojnë nga Rinasi me aeroplan për në Greqi apo Itali. Për të dyja vendet është i detyrueshëm të plotësohet e printohet formulary PFL 24 orë para udhëtimit ose nuk ikën dot.

Njoftimi i plotë

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë🇮🇹 dhe Greqisë🇬🇷, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

📍Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

📍Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/

📍Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

📍🇮🇹 Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

📍🇬🇷 Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

Test COVID, ose një dëshmi që personi e ka kaluar ose çertifikata e vaksininimit

📍Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit