Home Sporti Udinese fiton...

Udinese fiton me përmbysje spektakolare ndaj Interit dhe merr kreun e Seria A (VIDEO)

99
0

Interi vijon të vuajë në kampionat, teksa sot në mesditë ka pësuar humbjen e tretë në këtë sezon. Zikaltrit janë mundur 3-1 në transfertën ndaj Udinëses, që merr përkohësisht kreun e renditjes.

Zikaltërit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme pasi në minutën e 5-të, Nicolo Barella ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke zhbllokuar rezultatin.

Udinese reagoi mjaft mirë, teksa do të gjente golin e barazimit në minutën e 22-të. Skriniar devijoi aksidentalisht në portë topin e hedhur në zonë, me Handanovic i cili ngeli i shtangur dhe i dorëzuar.

Bardhezinjtë luajnë më mirë dhe do të arrinin që të merrnin shpërblimin në fund. Pas disa tentativave, vendasit ja dolën të gjenin avantazhin me Bijol, i cili shfrytëzoi një kros të Deolofeu dhe me një goditje të bukur me kokë mposhti Handanovic.

Megjithatë vendasit nuk u ndalën me kaq. Arslan i dha goditjen përfundimtare zikaltërve, përsëri me një goditje me kokë duke i gjunjëzuar totalisht dhe duke vulosur fitoren e Udineses. Udinese me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 16 pikë, ndërkohë që Interi mbetet e 7-ta me 12 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit