Home Sporti UEFA po mendo...

UEFA po mendon që finalja e Championsit të luhet në SHBA në vitin 2026

29
0

Akti i fundit i Champions League në edicionin 2025-2026 mund të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konfirmimi erdhi nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, gjatë intervistës për “Men in Blazers”.

“Është e mundur që finalja e Champions të luhet në Shtetet e Bashkuara. Diskutimet kanë nisur, por vendimi nuk erdhi sepse më parë ishte Kupa e Botës, në vitin 2024 do të zhvillohet Kampionati Europian. Këtë vit finalja do të luhet në Stamboll, në 2024-ën në Londër dhe në vitin 2025 në Monako. Më pas, të shohim.

Finalja në SHBA është e mundur, në këtë periudhë futbolli gëzon mjaft popullaritet aty. Amerikanët janë të gatshëm të paguajnë shifra të larta për produktin më të mirë. Njerëzit aty e ndjekin futbollin evropian, njësoj sikundër evropianët ndjekin NBA”, deklaroi Ceferin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit