Home Bota Ukraina rapor...

Ukraina raporton për ushtarë të vrarë nga forcat e saj speciale

38
0

Një numër i paspecifikuar i ushtarëve ukrainas të forcave speciale janë vrarë gjatë një operacioni në pjesën e pushtuar të rajonit jugor ukrainas të Hersonit, thanë Forcat e Operacioneve Speciale të Ushtrisë së Ukrainës.

Transmetuesi ukrainas, Suspilne, raportoi se një grup i trupave ukrainase u vranë gjatë përpjekjeve për të shënuar përparim në Tendriv, në veri të Detit të Zi, afër bregdetit të Hersonit të pushtuar.

Sipas Ushtrisë ukrainase, ushtarët i përkisnin Qendrës së 73-të Detare. Ky grup është pjesë e inteligjencës speciale të Forcave të Operacioneve Speciale ukrainase.

Ndërkaq, mediat ruse cituan zyrtarët e instaluar nga Rusia në Ukrainë të kenë thënë se forcat ruse “kanë shkatërruar një grup të sabotuesve ukrainas, të cilët po tentonin të zbarkonin në Tendriv”.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Më 25 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit. Kjo ishte hera e parë që Ukraina foli zyrtarisht për numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë.

Presidenti ukrainas pretendoi se humbjet e Rusisë ishin 180.000 ushtarë të vrarë dhe 500.00 të plagosur, pretendime që nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Rusia nuk publikon të dhëna për humbjet në luftën në Ukrainë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit