Home Bota Ukrainë: Zyrt...

Ukrainë: Zyrtari rus konfirmon vdekjen e Gjeneralit Madhor

69
0

Një zyrtar lokal rus ka konfirmuar vdekjen në aksion në Ukrainë të Gjeneral-Major Vladimir Zavadsky, raportuar nga burime pro-Kremlinit javën e kaluar.

Guvernatori i Voronezh Alexander Gusev tha se Gjeneral-Major Zavadsky, 45 vjeç, vdiq “në krye të detyrës”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Të mërkurën u raportua se ai ishte hedhur në erë në një minë, por ende nuk u bënë të qarta informacionet e mëtejshme.

Ai është gjenerali i shtatë rus që raportohet të ketë vdekur në konfliktin në Ukrainë.

Gjeneral Major Zavadsky ishte zëvendës komandant i korpusit të 14-të të ushtrisë së Flotës Veriore.

Në një postim në telegram, Gusev tha se vdekja e tij ishte një “humbje e rëndë” dhe një “dhimbje therëse”.

“Kudo që e dërgoi atdheu, ai dha një shembull përkushtimi ndaj detyrës, për të cilin dëshmojnë çmimet e tij të shumta”, tha ai.

Nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë reagim për incidentin.

Ministria në disa raste nuk ka përmendur më parë vdekjen e oficerëve të lartë, edhe pasi të afërmit e afërt kanë folur publikisht për to.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit