Home Aktualitet Ulet numri i ...

Ulet numri i personave të infektuar me COVID-19 në botë

9
0

Në 24 orët e fundit është ulur numri i personave të prekur nga COVID-19 në të gjithë botën, trend ky që vijon prej tre ditësh.

Rënien më të madhe të rasteve e ka shënuar Franca e cila në 24 orët e fundit raportoi për vetëm 5 mijë raste nga 15 mijë që kishte raportuar një ditë më parë.

Frenim virusi duket se ka pësuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku rastet e reja ranë me afro 5 mijë në raport me 24 orët e mëparshme.

Italia po ashtu nga 4700 infektime që raportoi të dielën, këtë të hënë raportoi vetëm 3100.

Në Europë i vetmi vend që ka një qëndrueshmëri të infektimeve është Spanja, e cila për të disatën ditë me radhë raporton afro 20 mijë raste të reja.

Situatë e vështirë paraqitet në Indonezi, ku krahas infektimeve që mbeten të larta, raportoi edhe numrin më të lartë të fataliteteve në gjithë botën. Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 oprët e fundit humbën jetën afro 1500 persona, ndërsa janë rritur së tepërmi edhe të shtruarit në spitale.

Problematike mbetet situata edhe në Amerikën latine, ku Brazili, Argjentina dhe Kolumbia vijojnë të kenë shifra të larta infektimesh dhe humbje jete.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit