Home Aktualitet UNICEF: Më sh...

UNICEF: Më shumë se 1000 fëmijë vdesin çdo ditë në botë nga konsumi i ujit të kontaminuar

32
0

Uji i ndotur dhe mungesa e infrastrukturës sanitare rrezikojnë jetën e gati 200 milionë fëmijëve në mbarë botën, tha sot Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Çdo ditë, më shumë se 1000 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga pirja e ujit të kontaminuar, mungesa e pastrimit të ujit dhe të kanalizimeve, raporton UNICEF.

Një total prej 190 milionë të miturve në 10 vende afrikane janë në rrezik, sipas analizave të agjencisë së OKB-së për fëmijë.

Situata është më alarmante në shtetet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, më konkretisht në Benin, Burkina Faso, Kamerun, Çad, Bregun e Fildishtë, Guine, Mali, Niger, Nigeri dhe Somali, sqaron ai.

Shumë nga këto vende janë të rrënuara nga paqëndrueshmëria dhe konflikti i armatosur, duke e komplikuar më tej aksesin e fëmijëve në ujë të pastër.

Pasnesër, e mërkurë 22 mars, është Dita Ndërkombëtare e Ujit, është gjithashtu dita kur fillon Konferenca e Ujit e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Qëllimi është të ekzaminohet shkalla në të cilën mund të arrihen objektivat e rënë dakord, në veçanti Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) për të siguruar akses në ujë të pijshëm të pastër për të gjithë deri në vitin 2030.

Sipas OKB-së, 2 miliardë njerëz në mbarë botën, ose me fjalë të tjera, një në katër aktualisht nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të pastër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit