Home Sporti “Unik dhe i p...

“Unik dhe i pazëvendësueshëm”, Juventus zyrtarizon rinovimin me Cuadradon

37
0

Juan Cuadrado do të vijojë të jetë pjesë e Juventusit edhe në sezonin e ardhshëm. Klubi bardhezi sot ka zyrtarizuar zgjatjen e marrëveshjes, që ishte parashikuar edhe në kontratë për një tjetër sezon.

Mesfushori kolumbian luan në disa role te skuadra torineze, teksa deri më tani ka zhvilluar plotë 262 ndeshje në total. Cuadrado ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë 53 asistë për shokët e tij.

“Ai është unik, i pazëvendësueshëm. Jemi të lumtur që do të qëndrojmë së bashku, Panita”, shkruan Juventusi në njoftimin për rinovimin. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit