Home Aktualitet Urgjenca e QS...

Urgjenca e QSUT, ministrja Albana Koçiu: Shumë shpejt bëhen riparimet

35
0

Prokuroria nisi hetimin në lidhje me incidentin e ndodhur në Urgjencën e Spitalit Qëndror në QSUT. Po ashtu vjen edhe përgjigjja e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu se kur do t’i kthehet normalitetit spitali, i cili ende nuk ka mbushur një viti që nga inaugurimi.

”Do të nisë shumë shpejt riparimi vendit ku ndodhi incidenti i cili gjithashtu do të përfundojë shumë shpejt. Do të nisin procedurat administrative nga drejtoria e QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë. Shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i shtetit”, tha ministrja Albana Koçiu.

Tanimë do të duhet që të hapën proceduar për lëvrimin e fondit të nevojshëm për riparimin e dëmit të shkaktuar. Tre javë më parë një shkëndijë elektrike që ndodhi në një dhomë teknike në katin -2 të spitalit qendror në QSUT bëri që të pezullohej puna në urgjencën e këtij spitali dhe të gjithë pacientët të cilët kanë pasur nevojë urgjente për shërbim shëndetësor u shpërndanë në spitalin e Traumës dhe atë Shefqet Ndroqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit