Home Sporti Usain Bolt kr...

Usain Bolt kritikon më të shpejtin në botë: Përdori këpucë të çuditshme

63
0

Marcell Jacobs është njeriu më i shpejtë në botë për momentin. Atleti italian me origjinë amerikane, triumfoi në garën e 100 metrave në Tokio 2020, siguroi një rezultat fantastik (9.80 sekonda) dhe i dhuroi Italisë të artën e parë në histori në atletikë.

Jacobs u akuzua për përdorim dopingu nga shtypi britanik, ndërsa ka reaguar edhe Usain Bolt, 8 herë Kampion Olimpik dhe 11 herë Kampion Bote në atletikë. “Këpucët e Jacobs ishin të çuditshme, ishte e padrejtë dhe tallëse që të garonte me ato lloj këpucësh“, deklaroi xhamajkani i famshëm.

Këpucët e atletit italian peshonin 173 gram dhe me një thembër vetëm 22 mm të trashë. Pllaka e karbonit e futur në taban formon një trup të vetëm dhe është pak më e gjerë se shputa e këmbës. Një detaj që garanton stabilitet më të mirë, duke favorizuar përshpejtimin dhe përparimin e personit që i mban veshur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit