Home ShendetI Vaksina e fru...

Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Alimehmeti: Nëse do të ishte e vërtetë…

285
0

Fruthi rikthehet në Shqipëri! Futja e fruthit në vendin tonë vjen pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se në gjithë Evropën po rriten rastet me fruth. Epidemiologu Ilir Alimehmeti, bën një thirrje për sa i përket njerëzve që mendojnë se vaksinat kundër fruthit, shkaktojnë autizëm. Ai u shpreh se arsyeja pse autizmi është në rritje, ka të bëjë me ndotjen ambientale dhe jo me vaksinat. Sipas tij, nëse kjo do të ishte e vërtetë, rënia e vaksinave do të ishte e barabartë me uljen e autizmit.

”Tani mos të bëhem teknik unë, do i thërrasim logjikës së ftohtë? I gjithë brezi jonë këtë vaksinë e ka bërë. Sa ka qenë prevalenca e autizmit në brezin tonë? Ne e kemi bërë të gjithë. Një element. I dyti element, prevalenca e vaksinës, është më e lartë në zonat rurale se në zonat urbane. Autizmin e shohim në të kundërtën; është më shumë në zonat urbane sesa në zonat rurale. Dhe e treta, më e rëndësishmja, në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, që kjo vaksinë shkakton autizmin, kjo rënia e madhe e vaksinimit, duhet të shoqërohej me rënie të autizmit, kjo është logjika.

Ndërkohë autizmin e kemi në rritje. Do të thotë që këtu nuk kemi absolutisht asnjë lidhje. E vërteta e autizmit është ndotja, ndotja ambientale. Kjo është arsyeja pse është në zonat urbane, kjo është arsyeja pse po rritet tani, industrializimi, gjithë ai smog. Fatkeqësisht, ndotjen e zinxhirit ushqimor ne nuk jemi në gjendje ta studiojmë.

Kur them ne, them shkenca. Dimë diçka mbi ajrin, dimë diçka mbi ujin, pak më e vështirë mbi dheun, por zinxhirin ushqimor e kemi shumë të vështirë, por të gjitha studimet po çojnë atje. Është tek ndotja! Mos t’i heqim fëmijës një mbrojtje të madhe, që e dimë shumë qartë që s’ka asnjë lidhje, ndërkohë që kemi këtë problemin tjetër. Por derisa ne t’i hyjmë në themel dhe ta gjejmë tamam, e të kuptojmë, mos të humbim këtë. Ky është ai ndërgjegjësimi, ky është ai informimi që ne duhet të japim. Logjikë e thjesht, vaksinat bien, autizmi shtohet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit