Home Aktualitet Vangjeli: Gru...

Vangjeli: Grupi parlamentar i PD-së, po sillet si gardë personale e Berishës

39
0

Analisti Lorenc Vangjeli tha se grupi parlamentar i PD po sillej si një “gardë personale” e Sali Berishës duke e njësuar fatin e tyre me atë të ish-kryeministrit. Duke komentuar edhe momentin kur Berisha mbajti fjalim nga dritarja, Vangjeli e cilësoi atë si një “klithmë për ndihmë”.

”Grupi parlamentar i PD po sillet si gardë personale e Berishës. Është njësimi i fatit të një grupi me atë të një individi që tenton ta marrë peng dhe të sillet si Oso Kuka me idenë që të hidhet në erë gjithçka e të mos dorëzohet. Por në këtë rast SPAK është kirurgu.

Më bëri përshtypje pamja e Berishës nga dritarja, njëlloj sikur i ktheu reston Edi Ramës që mendonte se 12 vjet më parë do t’i zinte zyrën. Ata që flisnin nga dritarja nuk kanë pasur fat të mbarë, është më tepër si klithmë për ndihmë për të dalë që andej, jo thjesht për të hyrë. Kundërshtarët e Berishës në mënyrë cinike, do t’i kujtojmë se kanë ngelur edhe 6 dritare të tjera për të folur”,-tha analisti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit