Home Aktualitet Vangjeli: Opo...

Vangjeli: Opozita mund të shkojë edhe në grevë urie

23
0

Kaosi që opozita ushtroi sot ndaj Parlamentit me skenar të parapërgatitur, sipas analistit Lorenc Vangjeli do të përshkallëzohet në një të ardhme të afërt në grevë urie. Për të opozita do të përfundojë në grevë urie në sallën e parlamentit.

“Mos u merrni me ngjyrën e bishtit të kalit e njollat e tij si ata kuajt indianë por të kapni thelbin e problemit. Ky vend më shumë se rrëmuje e radikalishzi e oshilacioni i humorit tuja ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese. Një komision për hartimin e kushtetuës.

Radikalizëm unë quaj dhe atë që do bëni pas 10 vitesh. Ju do përsërisni të njëjtat skena në parlament por me ndryshim nga ajo e sotmja, pa dalë më nga salla dhe duke kërcënuar me grevë urie. Ja pra po ua them unë ju do të qëndroni aty dhe do të filloni një grevë urie njëlloj si Ilir Meta në 2008 kur talleshit atëherë”, tha Vangjeli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit