Home Kultura Vangjel Grabo...

Vangjel Grabocka, vlera unike e traditës korçare, aktori i madh i roleve të vogla

171
0

Albert Vataj

Rolet që ai solli në teatër, por edhe ato në kinematografi janë copëza të një mozaiku të madh të përfaqësimit të vlerave interpretuese. Ai ishte një personazh unik. Ai i solli artit skenik shqiptar ato vlera dhe atë përfaqësim që e ruan të ngulitur thellë në kujtesën e gjeneratave. Ai ishte dhe mbeti një përfaqësues i Korçës, i atyre traditave, i atyre vlerave që ishin dhe mbetën thelbësisht kontribuese, për ta çuar më tej dhe për ta pararendur brezave.

Vangjel Grabocka, njohur gjithashtu si Vangjo ose Vangjush, u lind më 15 prill 1913 në fshatin Grabockë pranë Korçës, Shqipëri. Ai rrjedh nga një familje patriotike dhe fillon punën si çirak në një shtypshkronjë qëndruar atje për më shumë se 25 vjet.

Në vitin 1950, Vangjel Grabocka ishte një nga themeluesit e teatrit profesionist “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës. Gjatë karrierës së tij, ai ka portretizuar më shumë se 200 role në këtë teatër, duke përfshirë pjesë të shkruara nga autorë shqiptarë dhe vepra të huaja.

Trupa e teaterit të Korçës është nga më të hershmet në historinë e teatrit shqiptar. Në fondin e artë të tij, Vangjo Grabocka ruan emrat e mjaft aktorëve e regjisorëve të talentuar, që kanë ndikuar në gjithë zhvillimin e artit teatror e kinematografik shqiptar. Njëri prej themeluesve të këtij teatri është edhe “Artisti i Merituar” Vangjel Grabocka.

Që në fëmijëri Vangjo Grabocka, pati një pasion të lindur për artin. Nga i jati trashëgoi një zë të bukur dhe të fuqishëm, gjë që e bëri pjestar të grupit koral të drejtuar nga Ilo Mosko (1930-1932). Bashkë me serenatat korçare, erdhi edhe aktivizimi i tij në grupin amator teatror “Rinia korçare”.

Befasuese ishin për djaloshin e ndorjtur 22-vjeçar fjalët e regjisorit Sokrat Mio (AP): “E gjeta doktor Stokmanin që më duhej!”. Mioja i sapokthyer nga Parisi, ku kishte studiuar për regjisorë tek portreti i Vangjel Grabockës, pa protagonistin e dramës “Armiku i popullit” të Ibsenit të madh. Por, mbas portretit interesant, fshihej një talent i spikatur, që e bëri doktor Stokmanin të kujtohet edhe sot si kryeroli dhe një nga më të shquarit në galerinë e pasur të roleve të tij.

Jemi në vitin 1935 dhe profesioni i tij është kryemjeshtër në shtypshkronjë, por teatri vazhdoi të jetë një nga pasionet e tij më të fuqishme, mishëruar në dhjetra e dhjetra role të ndryshme të teatrit amator korçar deri në vitin 1950, kur u themelua teatri profesionist “Andon Zako Çajupi”.

Me themelimin e tij Vangjel Grabocka është një ndër 10 aktorët e parë profesionistë, dhe ndër drejtuesit e parë të tij, ndaj edhe përkushtimi për artin u bë më i madh, më profesional. Krahas punës në teatër, ai kryen disa kurseve në Tiranë, që e kompletuan si aktor e si regjisor. Por në formimin e tij artistik baza e shëndoshë ishte talenti i natyrshëm dhe puna e tij e madhe, këmbëngulëse si autodidakt. Dhe jo rastësisht ai në shumë drama përballon ngarkesën e roleve kryesorë. Interpreton edhe në Estradën e qytetit, madje edhe në tri opereta, që ka realizuar Pallati i Kulturës së Korçës, midis të tjerash përmendim operetën e parë shqiptare “Agimi” të Kristo Konos në 1953.

Si regjisor ai ka vënë në skenë disa pjesë në teatrin profesionist të qytetit, pa llogaritur shumë pjesë të tjera të vëna në skenë me trupat e teatrit amator të qytetit të tij artistik.

Me një karrierë 53 vjeçare në teatër dhe me një galeri prej 140 rolesh në skenë, ai tashmë ka vendin e tij të admirueshëm në historinë e Teatit Shqiptar.

Një Kristo dinjitoz, autoritar, por shumë njerëzor tek “Lulja e Kujtimit të Foqion Postolit, një Akim varfanjak e leckaman, por shpotitës dhe idhnak tek drama me të

njëjtin emër e Viktor Eftimiut, një avokat i edukuar, por i akullt e kalkulator tek drama “Të pamposhturit”, e deri tek gjyshi grindavec, brilant i dramës “Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços, e njohur në TV, me titullin “Kur lindi dashuria” dhe në shumë e shumë role të tjera, që Vangjel Grabocka i interpretoi ato me një nivel  të lartë artistik.

I admiruar nga mijëra spektatorë artëdashës të kulturuar të qytetit të tij, ai u bë i dashur edhe për mijra e mijra të tjerë në të gjithë vendin, falë edhe filmit artistik. Në kujtesën e tij ai ruan mbresa të pashlyeshme nga realizimi i filmit të parë me metrazh të gjatë “Tana”, ku ai interpretoi rolin e spiktatur të Gjyshit. Më pas në kinematografi do të vijnë edhe shumë role të tjera, afro 20. Në mënyrë të veçantë spekatori kujton Bamkë Qylollarin – “I teti në beronz”, plaku patriot – “Udha e shkronjave”, Çobani tek “Përballimi”, Gjyshi tek “Me hapin e shokëve”, Bariu dëshmitar – “I treti”, Rushani – “Streha e re”, Kozi 90

vjeçar tek “Nëntori i dytë” etj.

Eshtë karkateristikë e lojës së Vangjel Grabockës, përkujdesja e tij si në rolet kryesore, ashtu edhe në ato episodike. Tek “Udha e shkronjave”, ai zë vetëm një episod, por ai të mbetet në mendje për vërtetësinë e interpretimit, për gjetjen e bukur artistike. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për rolin e Kozit tek “Nëntori i dytë”. Dialogu i tij me Sandër Prosin është tepër emocionues.

Pavarsisht se ai interpretoi në ato vite kur kinematografia, TV nuk kishin marrë atë zhvillim që patën më vonë, përsëri Vangjel Grabocka la emrin e tij të nderuar në art.

 

Teatër:
4 Armiku i popullit (Dr. Stokman)
Permbysja (Bersejev)
Rrënjët e thella (Senatori Lengton)
Lulja e kujtimit (Kristo) Akimi (Akimi)
Makar Dubrava (Makar Dubrava)
Të rinjtë (Isuf Berolli)
Nderi i familjes (Bajrami) Votra e huaj (Martini)
Engjëjt e skëterrës (Dr. Llokvud)
Vajza nga fshati (Veliu)
Të pamposhturit (Avokat Skëndo)
Bijat e çobanit (Milto)
Shtëpia në rrugicë (Gjyshi Pano)
Dasma e madhe e dritave (Kostandini)
Kopraci (Ansjemi) Plumbat e shkronjave (Marjani)
Me gjuhën e pushkës (Xha Zeneli)
Këneta (Gjik Dolani) Nata e
12-të (Kap i anijes)

 

Filma:
1958: Tana (gjyshi)
1965: Vitet e para
1970: I teti në bronz (Bamka)
1977: Flamur në dallge
1977: Streha e re (Rushani)
1978: I treti (Bariu)
1978: Udha e shkronjave (Plaku patriot)
1979: Me hapin e shokëve (Gjyshi) 1981: Agimet e stines së madhe (
1982: Nëntori i dytë (Kozi) 1982: Një telegram dhe një këngë (Babai)
1984: Kush vdes në këmbë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit