Home Bota Vapa ekstreme...

Vapa ekstreme “mbyll” shkolla e kopshte në Spanjë

33
0

Autoritetet spanjolle, informojnë se të gjitha shkollat në ishujt Kanarie do të mbyllen nga e mërkura deri të hënën për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Fernando Martin, drejtor në shkollën e mesme Santiago Santana në Las Palmas tha se që prej fillimit të javës së kaluar, pesë ose gjashtë studentë në ditë kanë kërkuar trajtim mjekësor për probleme të lidhura me të nxehtin.

Në Ishujt Kanarie, ku temperaturat janë relativisht të buta gjatë vitit shkollor, shumë pak klasa janë të pajisura me ajër të kondicionuar, njoftojnë mediat e huaja. Një valë të nxehti ka mbërthyer Ishujt Kanarie për rreth 10 ditë, ku është regjistruar temperatura e dytë më të lartë e tetorit të mërkurën e kaluar, 40.6 gradë celsius.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit