Home Aktualitet Varri i mirë!...

Varri i mirë!

188
0
Nga Behar Gjoka-
Varri i Mirë
Nën hijen e lisave shumëshekullore gjendet Varri i Turkut, që shpesh thirret edhe Vorri i Mirë. Kisha dëgjuar shumëçka për të, nga gjyshi im Rexhep Haxhiu, si dhe nga shumë të tjerë. Kisha kureshtje për ta parë nga afër. Ishte hera e parë që po e vizitoja, këtë varr të veçantë dhe pikërisht me 7 korrik 2019. Një varr me përmasa jo të zakonshme, madje unike, në formë dhe hapësirë. Varri i mirë, gjendet 1 km larg Kështjellës së Stelushit, dhe Varoshit, me një mbijetesë rreth 2500 vjeçare, duke shënuar njërën nga qytetet e Skanderbegut. Po kaq gjendet ne vijë ajrore, deri 2 km larg Kishës së Shentrinise, ne Dazgjan, ku Pal Engejlli, me 8 nentor 1462, shkroi Formulen e Pagezimit. Vetë përmasat e tij, afërsisht 8 x 2.5 m, tregon se ky varr është me të vërtetë unik në llojin e vetë. Banorët e këtyre anëve, shpesh e quajnë edhe varr i mirë, ku madje tregojnë për vizita të dikurshme dhe të tanishme për të gjetur shpëtim, pranë varrit. Madhësia e tij, rrethimi me gurë të moçëm, lë shumë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje. Një enigëm e madhe të shfaqet përpara, një enigëm që më në fund duhet të marrë përgjigje. Mos kemi të bëjmë me një varr masiv të ushtarëve turq? Apo mos është varrezë familjare, që ka të bëjë me elementë të një tipologjie tjetër që duhen verifikuar!? Mbase i përket një figure të shquar, që kërkon shqyrtime më të thelluara… Një pasha turk, me emër të madh!? Ose një figurë tjetër, që shpesh përmendet nëpër gojëdhëna dhe legjenda…Secila prej këtyre gjasave nuk e largon qenien e tij unike, që duhet të marrë përgjigje nga institucionet kërkimore dhe shkencore…Vonesa deri tani ka sjellë që ka patur raste “gërmimesh” të kërkuesve të thesareve, që megjithatë nuk e kanë dëmtuar thelbin varrit me dimesione të mëdha. Nesër është vonë, nesë vonohemi, për të marrë përgjigjen, duke analizuar ADN e eshtrave, si dhe moshën e lisave, diçka do kuptojmë nga kjo enigëm qe fle aty, ne hijen e lisave shekullor. Dikur kaq qenë pyll, e në kohën monizmit, u prenë lisat për të hapur toka të reja. Varri i Turkut i shpëtoi marrëzive të shekujve, e tash duhet që arkeologët dhe historianët të japin një përgjigje se çfarë misteri fshihet aty, ose të marrim përgjigjen se nuk ka kurrëfarë misteri…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit