Home Aktualitet Vdekja e 13-v...

Vdekja e 13-vjeçarit, specialistja: Ka familje që nuk pranojnë shërbimin mbështetës psikologjik për shkak të mentalitetit

26
0

Video për Tik-Tok mbetet dyshimi kryesor i vetëvarjes së 13-vjeçarit nga fshati Golem i Lushnjës. Jashtë kamerës këtë e pohojnë edhe familjarët e të miturit. Valbona Myzeqari, specialiste e njësisë për mbrojtjen e fëmijëve ka folur për rastin e rëndë të 13-vjeçarit, duke thënë se do të japin mbështetje emocionale dhe këshillim për familjarët.

Ajo zbuloi se ka raste që nuk pranojnë shërbimin mbështetës psikologjik për shkak të mentalitetit, nuk duan të ekspozohen tek shërbimet sociale. Ajo tregoi se Bashkia po harton një projekt për prindërimin pozitiv.

”Patjetër që do të ofrojmë këshillimin, mbështetjen emocionale. I gjithë stafi i shërbimit social do të asistojë familjarët sepse atje është edhe një fëmijë tjetër që ka nevojë për mbështetjen tonë. Kemi trajtuar shumë raste, të cilat kanë ardhur si pasojë e abuzimit online. 

Bashkia është duke hartuar një projekt që është në fazat e fillimit të tij mbi prindërimin pozitiv. Mendoj se është projekt shumë i mirë sepse do të përfshijë prindër të niveleve të ndryshme ekonomiko-social dhe synon që të keni sa më shumë shembuj të prindërimit pozitiv. Jo të gjithë prindërit e kanë kapacitetin për të kuptuar fëmijët e tyre dhe për të përballuar problemet që prek shoqëria sot.

Ka raste që nuk pranojnë shërbimin mbështetës psikologjik për shkak të mentalitetit, nuk duan të ekspozohen tek shërbimet sociale. Dhe kur ia ofrojnë shërbimin pranë banesës, e kanë problem që komuniteti rreth e përqark të shohë që po marrin këto lloj shërbimesh”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit