Home Kronike Vdekja e 4 ru...

Vdekja e 4 rusëve në Qerret, kanë gisht shërbimet sekrete?

787
0

Kur po bëhen gati një vit nga vdekja e katër turistëve në Qerret, ende kjo ngjarja është e mbushur me mister. U vranë apo i vranë është pyetja që ka shoqëruar gjatë gjithë këto kohë jo vetëm hetuesit që po merren me këtë ngjarje, por dhe opinionin publik shqiptar, veçanërisht pas futjes së dy rusëve dhe një ukrainasi në uzinën ushtarake të Gramshit.

Prokuroria thotë se ka regjistruar procedimin penal për vdekjen e rusëve në mjediset e SPA të hotel “Gloria Palace”, si dhe disponon një serë provash, të cilat nuk i bën publike deri në përfundim të hetimeve.

Natalia Burenkova dhe Sergei Burenkova, si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova së bashku me të fejuarin e saj, Nikita Belousov, kishin ardhur për një udhëtim turistik në Shqipëri. Fillimisht u dyshua se turistët ishin asfiksuar nga sauna, e më pas u hodhën tezat se më parë mund të kishin konsumuar alkool dhe lëndë narkotike të cilat iu kishin shkaktuar vdekjen.

Në hetime është përfshirë edhe Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë dhe Mbrojtjes, pasi një prej anëtarëve të familjes ka qenë kolonel në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Rusi. Përfshirja e dy ekspertëve të huaj në eksperimentin hetimor tregon se dyshimet kryesore janë se kemi të bëjnë me vrasje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit