Home Aktualitet Vdekja e para...

Vdekja e parakohshme e Hueyda el Sayed, miqtë e saj: Ishte e pamundur të mos e doje atë çikë

1153
0

Ndarja nga jeta e artistes shqiptare Hyeda el Sayed ka prekur të gjithë ata që e njihnin, dhe ata që e ndiqnin përmes ekranit të televizorit. Vajza çapkëne, e cila fitoi zemrat e të gjithë publikut, u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në Luksenburg.

Në lidhje me këtë vdekje të parakohshme, kanë reaguar dhe miqtë e saj. Gazetari Enkel Demi shkruan se kushdo që e njihte Hyedën nuk mund të mos e donte, për shkak se ishte një nga njerëzit më të çiltër.

“Ditë e mallkuar kjo e sotmja. Shumë shqiptarë të mirë lanë jetën. Ju harroftë emri kësaj dite!!!

Nuk ka patur gocë më të mirë, më të çiltër, e cila të bënte krenar me qenë shqiptar.

Ishte e pamundur mos ta doje fort këtë çikë…”, shkruan Demi në postimin e tij.

Një tjetër personazh që ka reaguar është dhe moderatorja Rudina Magjistari e cila shkruan: O çfare dhimbje, Hueyde! E pabesueshme! Trondites ky lajm i hidhur sot, te cilin ke ditur ta mbulosh aq mire, pas buzeqeshjes tende unike e shpirtit qe s’tu ngrys nje çast. Prehu ne paqe, artiste!

Po ashtu dhe moderatori Isli Islami shkruan: Isha gati për ta postuar në mëngjes sepse më doli tek memories një ndër fotot bashkë… Hueyda, i dhe buzëqeshje KUJTDO që të takoi sado pak në këtë jetë, në të cilën unë do të kisha dashur të qëndroje më shumë. Perëndia ngushëlloftë zemrat e atyre që të deshën aq fort e që dhimbjen sot e kanë të papërshkrueshme. Na trishtove shumë...

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit