Home Aktualitet Vdekja e turi...

Vdekja e turistëve rusë vrasje me agjentë biologjikë? Ja çfarë thotë gazetari Kasapi

378
0

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret në Kavajës është kthyer një ndër lajmet kryesore në vend. Gazetari i kronikës, Jul Kasapi thotë ndër të tjera se kjo ngjarje duhet që të hetohet edhe si një vrasje me agjentë biologjikë.

”Unë mendoj se vendngjarja hetohet në 24 orët e para dhe ndërkohë që hoteli në Qerret vijon të jetë skenë krimi, mendoj se është tepër vonë tani që të vazhdohet me mostra uji, me klor apo me rrjedhje gazi.

Duhet të shohim tani pjesën ekstreme: vrasje në rrethana cilësuese. Ashtu siç policia bën referim që mund të bëhet fjalë për vrasje, duhet të mendojmë se ka ndodhur ekstremi, paçka se edhe kjo hipotezë mund të bjerë më vonë.

Duhet menduar për një hetim sa më të mirë dhe jo të marrim tani mostra uji. Për të mësuar nëse kemi të bëjmë vrasje me agjentë biologjikë, do të duhet një ekspertizë më e thelluar jashtë vendit tonë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit