Home Aktualitet Veliaj: i jap...

Veliaj: i japim një shans çdo djali e çdo vajze të shkëlqejë e të ecë përpara me meritë

31
0

Filarmonia e Tiranës zhvilloi mbrëmjen e djeshme koncertin e saj të parë. Koncerti u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke sjellë një program të pasur muzikor për publikun, që përfshinte vepra nga autorët Franc Schubert, Antonio Vivaldi, Fritz Kreisler, Gabriel Faure, Pugani-Kreisler dhe Johannes Brahms.

Filarmonia e Tiranës është konceptuar nga Bashkia e Tiranës si një mundësi e angazhimit të artistëve të rinj të fushës së interpretimit muzikor në jetën kulturore të kryeqytetit.

Në fjalën përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është një mundësi e re për të rinjtë dhe të rejat e kryeqytetit, që të nxjerrin në pah talentin e tyre.

“Më vjen mirë që sot, nëpërmjet këtij koncerti, kemi themeluar atë që do të jetë Filarmonia e të rinjve të Tiranës, për t’u siguruar që teksa kemi një elitë të Operas dhe Baletit, ne përgatisim një gjeneratë tjetër, që gjithashtu performon, që i drejton projektorët nga vetja dhe talenti i tyre, e që gjithashtu u japim një shans çdo djali e çdo vajze me një instrument, pavarësisht mbiemrit e qytetit që vjen, se Tirana, që është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, të shkëlqejë, të duartrokitet, e të ecë përpara me meritë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se muzika ka aftësinë që të bëjë bashkë njerëzit, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit