Home KRYESORE Veliaj ironiz...

Veliaj ironizon PD për yllin në “Sunny Hill”: Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!

483
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar se shfaqja e flamurit me yll në festivalin “Sunny Hill” është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”. Ai shkruan në Tëitter se kënga është një satirë kunder regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit.

Veliaj ka ironizuar edhe zerat e PD që vrapuan ta komentonin këtë ngjarje, duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH qe kane në krye të PD dhe sigurimsin aleat.

Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit