Home Aktualitet Veliaj në god...

Veliaj në godinat e reja studentore, ku do strehohen afganët (FOTO)

162
0

Godinat e reja studentore në ”Qytetin Studenti”, të cilat i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë, janë gati me mjedise të transformuara dhe kushte dinjitoze për mijëra të rinj që do të frekuentojnë universitetet publike të Tiranës, por që për pak kohë do të vihen në dispozicion të shtetasve afganë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me nënkryetaren e Bashkisë, Anisa Ruseti, vizituan sot një prej konvikteve të reja, u shpreh se ky do të jetë standardi me të cilin do të vijohet edhe me godinat e tjera.

“Përpara një jave, në Bari, përkujtuam anijen “Vlora”, e cila 30 vjet më parë u nis nga Durrësi me 20 mijë shqiptarë në bord. Kryetari i Bashkisë së Barit, edhe pse në Itali kishte shumë polemika, tha: “Sono personi”. Janë njerëz. Mesazhi që Tirana duhet të japë për ata qytetarë nga Afganistani, të cilët përkohësisht do vijnë në ambientet tona, për t’u sistemuar më pas nëpër hotele në bregdet, pasi të lirohen nga fluksi i verës, e për të vijuar mandej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë: “Sono persone” – Janë njerëz”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se shqiptarët kanë qenë një komb emigrantësh, e po ashtu jemi përballur me fatkeqësi si ajo e tërmetit të 26 nëntorit, ndaj jemi më zemërhapur si komb. Po ashtu Veliaj u shpreh se godinat e reja të konvikteve janë rikonstruktuar dhe veshur me sistem kapot, me termoizolim, kanë rrjetin e ujit dhe të energjisë elektrike. Po ashtu edhe mensat dhe ambientet e përbashkëta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit