Home POLITIKE Veliaj: Qytet...

Veliaj: Qytetarët e dinë se kush bën 40 shkolla bën edhe 41, prandaj do të na votojnë në 14 maj

25
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, u takuan me banorët e Njësisë 10 në kryeqytet. Veliaj tha se mjafton të shohësh transformimin e Tiranës në 8 vitet e fundit për të kuptuar mënyrën e drejtimit të qytetit nga socialistët.

“Parku Rinia është metafora më e bukur se tregon se si jeton një hapësirë e qytetit kur e qeverisin të majtët, ata që dinë të bëjnë qytet dhe shtet, dhe si e qeverisin ata që thonë: “Këtu është çdo gjë falas”. Te Parku Rinia ishte “kap ç’a të kapësh”, secili diskon e vet, kioskën e vet, kush është më i fortë zapton më shumë. Sot nuk ekziston më ai zaptim, nuk ekziston më ajo marrje e frymës, ai park ku kishe frikë të afroheshe. Është komplet një Shqipëri tjetër. Megjithatë, unë besoj se puna nuk ka fund, edhe ajo që kemi bërë me njësinë do duhet që të vazhdojë,” u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se Terminali Perëndimor, bashkë me linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, që do ketë stacionin kryesor te Kthesa e Kamzës, do çlirojnë më tej trafikun, ashtu siç bëri ndërtimi i Terminalit Lindor tek rrethrrotullimi i TEG-ut.

“Më në fund mbaroi terminali lindor tek rrethrrotullimi i TEG-ut dhe ndërkohë, sapo kemi filluar punimet për terminalin e autobusëve tek “Kthesa e Kamzës”, ku ka ardhur edhe transheja e trenit Tiranë-Durrës 22 minuta dhe Tiranë-Rinas 12 minuta. Në qoftë se tani është liruar Sheshi “Shqiponja”, nëse tani është liruar edhe “Astiri”, imagjinoni sa do lirohet kur edhe trafiku që vjen nga rrethet mbaron te “Kthesa e Kamzës”, dhe i japim një frymëmarrje Tiranës” u shpreh ai.

Veliaj tha se një tjetër projekt i rëndësishëm për çlirimin e trafikut në Tiranë, ai i Unazës së Madhe, është drejt fundit. “

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj shtoi se Tirana është me fat që drejtohet nga ky ekip dhe ky kryebashkiak. “Kam dëgjuar shpeshherë që thonë ky lali Eri qenka me fat. Unë them dhe besoj që ndaj të njëjtin mendim me ju, që fatin e bëjnë njerëzit. Fatin e cilitdo nga ne e kemi ne vetë në dorë, por sidomos fatin zhvillimin e atij qyteti e përcaktojnë njerëzit e atij qyteti, e përcaktojnë menaxherët e atij qyteti. Ne mund të themi sot që ky qytet është me fat se ka këtë ekip, se ka këtë kryebashkiak. Dikush mund të thotë që “është me fat PS, është me fat Erion Veliaj, se s’ka kundërshtarë”. Së pari, kundërshtarin nuk e zgjedhim ne, e zgjedhin vetë ata. Po ç’faj kemi ne, që një parti me 2 gishta lart për demokraci, u shndërrua në një me gishtin e mesit si simbol elektoral,” deklaroi Xhafaj.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit