Home Bota Vendet e G7, ...

Vendet e G7, thirrje Izraelit dhe Hamasit për zgjatjen e armëpushimit

37
0

Zgjatje të mëtejshme të armëpushimit në Gaza, kjo ishte kërkesa e ministrave të jashtëm të G7, të cilët përmes një deklarate të përbashkët thanë se kjo gjë do të sillte lirim të mëtejshëm të më shumë pengjeve por dhe më shumë ndihma humanitare.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbështeten në dispozitat e marrëveshjes dhe të sigurojnë që ndihma më e madhe humanitare të vazhdojë të arrijë civilët në Gaza në baza të qëndrueshme. Çdo përpjekje duhet të bëhet duke u siguruar mbështetja humanitare për civilët. Ne mbështesim zgjatjen e mëtejme të kësaj pauze dhe pauzat e ardhshme duhet të lejojnë që ndihma të rritet dhe të lehtësohet lirimi i të gjitha pengjeve”.

Ministrat e G7-s, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian thanë po ashtu se janë të përkushtuar për krijimin e një shteti palestinez përmes zgjidhjes me dy shtete, ndërsa kërkuan që të mos lejohet që konflikti të përshkallëzohet edhe më tej.

Si pasojë e luftimeve në Gaza kanë humbur jetën më shumë se 15 mijë persona. Ndërkohë nga sulmi i grupit militant islamik u vranë 1200 izraelitë dhe u morën peng më shumë se 240 të tjerë, nga të cilët është liruar vetëm një pjesë e vogël.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit