Home Kosova Vendet e QUIN...

Vendet e QUINT dhe BE: Kosova mos të ndërmarrë masa të reja për hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri

102
0

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të mos ndërmarrë më asnjë hap të mëtejshëm për të ndërhyrë me dhunë në ndërtesat komunale në veri të vendit me qëllim që të mos ketë një tjetër përplasje mes forcave të policisë dhe qytetarëve serbë.

“Në këtë kontekst, QUINT-i dhe BE-ja presin që Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarrë asnjë masë të re për hyrje me forcë në ndërtesat e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Kryetarët e zgjedhur duhet po ashtu të tregojnë përmbajtje dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të treguar përkushtimin e tyre dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar dhe për t’iu shërbyer të gjithë anëtarëve të komuniteteve të tyre”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit