Home Aktualitet Vendimi i Gjy...

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Vasili: SPAK të arrestojë Ramën dhe Veliajn, ata rrahën qytetarët dhe prishën Teatrin

24
0

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin, ku pezullon ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, si edhe ka shfuqizuar ligjin që i kalon godinën Bashkisë. Nga sot, Bashkia Tiranë nuk është më pronare e truallit të Teatrit Kombëtar. Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, sot është koha që SPAK të arrestojë kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë bandën e Rilindjen, që për të dhunuan, rrahën dhe prishën në kundërshtim me ligjin Teatrin Kombëtar.

Postimi i plotë

Gjykata Kushtetuese foli per Teatrin! SPAK te coje Ramen dhe Veliaj dhe te gjithe banden e rilindjes qe shkaterroi Teatrin, rrahu qytetaret ne mesin e Pandemise, perpara drejtesise, s”ka rruge te mesme ose ndryshe SPAK nuk ekziston fare dhe eshte nje institucion i kapur. Gjykata Kushtetuese foli!!

Shembja e Teatrit Kombetar, tashme faktohet se ishte nje krim i rende kushtetues dhe ligjor. Kryeministri sot u faktua se e prishi Teatrin Kombetar ne kundershtim me Kushtetuten. Sot u faktua se Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise Tirane shkelen Kushtetuten dhe Ligjin ne bashkepunim per te fshire nga memorja kolektive identitetin tone kulturor kombetar.

Sot SPAK duhet te veproje. Kryetari i Bashkise duhet te arrestohet ne Rinas, sapo te kthehet vizita ne Amerika. Sot Kryeministri dhe ministri i Kultures duhet te merren te pandehur. Ata prishen Teatrin ne kundershtim me Kushtetuten. Krimi tashme eshte faktuar.

SPAK dhe KLSH duhet te veprojne. Asnje veprim mbi truallin e Teatrit derisa te perfundoje ceshtja penale dhe te zbardhet vendimi i Gjykates Kushtetuese. Asnje veprim nuk legjitimohet më. Bashkia Tirane nuk mund te ndertoje aty asgje, pasi pronesia e saj u shpall antikushtetuese.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit