Home Aktualitet Vendimi për T...

Vendimi për Teatrin/ Aktori Liçaj: Horra, uluni në gjunjë dhe kërkoni falje

12
0

”Kam aq shumë për të thënë dhe shkruar, sa do të duheshin tre ditë e më tepër, po them vetëm horra uluni në gjunjë dhe kërkoni falje”, ky është reagimi i aktorit Neritan Liçaj pas vendimit të Gjyaktës Kushtetuese për teatrin Kombëtar, ku pezullon ndërtimet. Liçaj është një nga qëndrestarët e luftës për mos prishjen e Teatrit.

Gjykata Kushtetuese dha sot vendimin ku pezullon ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar ligjin që i kalon godinën Bashkisë. Nga sot, Bashkia e Tiranës nuk është më pronarë e truallit të Teatrit Kombëtar.

”Shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar””, si i papajtueshëm me Kushtetutën”,-thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji special për Teatrin Kombëtar është në shkelje të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. Për këtë arsye, më korrik 2018, Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi ligjin dhe e ktheu atë në parlament. Por shumica socialiste e miratoi atë sërish, duke hedhur poshtë dekretin e presidentit.

Teatri Kombëtar u shemb në mesnatën e 17 majit 2020, edhe pse mijëra qytetarë dhe mbështetës të opozitës protestuan ditë e natë kundër dhe u përplasën me forcat e shumta policore, por kjo nuk e ndaloi aksionin. Shembja e Teatrit erdhi pas vendimit të qeverisë për ta kaluar administrimin e tij nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës, por me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushteuese, ky vendim shfuqizohet dhe i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit