Home Aktualitet Veprimi i tur...

Veprimi i turistëve në Berat kryefjalë në mediat italiane, gazetari: Po vjedhjet e shqiptarëve? Ermal Meta i kthehet ashpër

74
0

4 të rinjtë italianë që u larguan pa paguar darkën 80 euro nga një lokal në qytetin e Beratit, vijon që të shkaktojë debat në Itali. Debatet u shtuan sidomos pasi kryeministrja Giorgia Meloni që qëndroi me pushime për 4 ditë në Vlorë dhe pasi u njoh me situatën gjatë bisedës me kryeministrin Edi Rama, i kërkoi ambasadës italiane në Tiranë që të paguajë faturën e darkës së papaguar.

Gazetari Tommaso Cerno, drejtor i së përditshmes L’identita. “Gjest i bukur nga Meloni që pagoi llogarinë e grupit të hajdutëve italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblejë Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga shtetasit shqiptarë, do të falimentonte”, thuhet në postimin e gazetarit Cerno.

Por postimi i tij ka shkaktuar reagime të menjëhershme, ku mes tyre që kanë replikuar është edhe kantautori Ermal Meta, i zhvendosur në Itali që në moshë të hershme dhe që është shpallur dy herë fitues i festivalit të Sanremos.

”I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara nga Perëndimi, (drejtimi i vetëm i mundshëm) i kanë mësuar disa njerëz të jenë të pandershëm. Vendet e zakonshme shpesh maskohen, por sapo kalon një situatë dhe ngrysin vetullat regojnë veten për atë që janë. Që janë të vegjël. Dhe më vjen keq sepse mendoj se jeni një njeri shumë inteligjent”, shkruhet në reagimin e Ermal Metës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit