Home Kronike Veshje dhe al...

Veshje dhe alkool kontrabandë, pesë të arrestuar në kryeqytet

36
0

Një 41-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar me autobus, veshje dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

Këto mallra, shtetasi me iniciale A.S. do t’i shiste në disa dyqane në vend. Për pasojë, janë arrestuar dhe 3 pronarët e dyqaneve që do të merrnin mallrat e kontrabanduara, Y. D., 47 vjeç, I. Q., 46 vjeçe dhe E. D., 30 vjeçe, të tre banues në Fier, administratorë të tre subjekteve tregtare.

Në një tjetër operacion policor, është arrestuar një 38-vjeçar që mbante në një ambient në pronësi të tij në zonën e Babrrusë, 320 shishe me pije alkoolike të kontrabanduara.

Pijet alkoolike janë sekuestruar, ndërsa ndaj shtetasit me iniciale Xh.T. kanë nisur hetimet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit