Home Aktualitet Vetëplagoset ...

Vetëplagoset me armë zjarri 87-vjeçari në Tropojë

30
0

Një 87 vjeçari në fshatin Lllugaj, të Tropojës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, mbrëmjen sotme.

Policia bën me dije se shtetasi i identifikuar si  A. M është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.

“Sot, rreth orës 19:40, në fshatin Lllugaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasi A. M., 87 vjeç, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.”- bën me dije policia.

Në vendin e ngjarjes,  shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit