Home Aktualitet Vetting-u në ...

Vetting-u në Polici/ Pas muajve pezullim, rinisin seancat publike për SHÇBA-në

10
0

Pas muajve pezullim, Vetting-u në Policinë e Shtetit ka hyrë në një proces verifikimi veç për anëtarët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, pranë Ministrisë së Brendshme. Të gjithë pjesëtarët e kësaj strukture, të cilët më vonë do të jenë ata që do të kryejnë vetting-un për Policinë e Shtetit, do të jenë të parët që do të përfundojnë këtë proces, pas vonesave të shumta që prej dy vitesh.

Për shkak të ndryshimeve në ligj, e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek SHÇBA-ja. Subjektet e kësaj të fundit do të përfundojnë në mënyrë të plotë verifikimin në tre kriteret e hetimit, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale, dhe më pas ata persona që do rezultojnë të pastër, do të marrin në vetting punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka kryer dy seanca publike për subjekte të SHÇBA-së në vetëm tre ditët e fundit. Të martën doli Albion Sinani, specialist i trajtimit të ankesave, i cili rezultoi i pastër në të tre kriteret e kontrollit. Këtë të enjte Erjena Bashari, me funksion Shefe Sektori e Poligrafit, rezultoi e pastër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit