Home Aktualitet Vetting-u në ...

Vetting-u në politikë, Blendi Sulaj: 60% e politikanëve s’do të jenë më në Kuvend

377
0

Nëse Vetting-u në politikë do të bëhet sot, për Blendi Sulajn rreth 60% e politikanëve në Kuvend nuk do të jenë pjesë e saj. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, thotë se duhet vënë fre lidhjes së politikanëve me krimin e organizuar dhe shoqërimit të tyre me personat e lidhur me krimin.

”Unë jam nga ata të rinj që besoj se nëse bëhet Vetting-u, 60% e politikanëve s’do të jenë pjesë e Kuvendit. Është edhe lidhja e politikës me krimin e organizuar. Këta politikanë që fitojnë zgjedhjen me krim të organizuar.

Këta politikanë që duan të bëhen pjesë e politikës kanë 30 vite që kanë bezdisur qytetarët. Këtyre njerëzve duhet t’i vendosim fre? Unë mendoj që pro. Ai që nuk ka gjë për të fshehur, pse s’e bën Vetting-un. 

E dyta, në aspektin politik është thënë që kjo të gjykohet nga SPAK-u, jo se ajo është e besueshme nga PD, por sepse SPAK-u nëpërmjet atributeve kushtetuese që i janë dhënë dhe mbështetjes që ka e ka më të vështirë të korruptohet dhe e ka më të thjeshtë për të pasur mekanizmat e duhura për të zbuluar politikanët me lidhje me krimin e organizuar”,-tha në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit