Home Aktualitet VIDEO +18/Për...

VIDEO +18/Përdhunimi i një vajze, Policia: Po punojmë për identifikimin e personave

1230
0

Pas publikimit të një video +18, ku sipas JOQ është një përdhunim, ka reaguar Policia e Shtetit. Momenti është filmuar nga një person i tretë. Policia thotë se po punon për të identifikuar personat përgjegjës. Siç edhe dëgjohet nga videoja, vajza ulëret që ai të ndalojë, por është e pamundur.

Nuk mungojnë të sharat nga i riu që quhet Klodi. Vajza e gjendur në dhunën e të riut e ka të pamundur të bëjë diçka, teksa Klodi kryen marrëdhënie seksuale. Sipas raportimeve për JOQ ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatrat e Shkodrës.

“Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, sapo janë njohur me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet nje shtetas që kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, duke u filmuar nga një shtetas tjeter, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe vijon puna hetimore për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës. Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ. Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit