Home Aktualitet VIDEO/ Basha ...

VIDEO/ Basha në Krujë: Koha t’u japim shqiptarëve rrugën e daljes nga ky ankth 10-vjeçar

75
0

Lulzim Basha nga Kuvendi Zgjedhor në degën e PD-së në Krujë, tha se koha nuk pret më dhe se tashmë është momenti që t’u japim shqiptarëve rrugën e daljes nga ky ankth 10-vjeçar.

”Nuk mund t’i ikim misionit për të cilën jemi krijuar dhe për të cilin kemi sakrifikuar gjithçka. Është thirrja e fermerëve shqiptarë të braktisur nga një qeveri e korruptuar që pasi vodhi taksat e shqiptarëve, nuk hezitoi të vidhte edhe taksat e europianëve që erdhën si subvencione për fermerët, por përfunduan në vila dhe resorte luksoze të pushtetarëve.

Është thirrja e sipërmarrjeve të cilët prej 10 vitesh ndodhen nën zgjedhën më mizore të përfytyrueshmë në Europë. Është thirrja e prindërve shqiptarë që tani i shohin vatrat e tyre të boshatisura, fëmijët e tyre që kërkojnë të largohen.

Është thirrja e edukatorëve të brezit të ri, e punonjësve të shëndetësisë, është thirrja e administratës që janë skllavëruar për t’I shërbyer një pushteti korruptiv. Dhe kësaj thirrje po I përgjigjemi që këtu nga Kruja, domethënia e të cilës është e pamohueshme për shqiptarët, por është po kështu e pamohueshme për PD”,-tha Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit