Home Editorial Video editori...

Video editorial i ”Koha Jonë”: Opozita e Ramës: Shoqëria civile dhe deputetët e PS

703
0

Video editorial i ”Koha Jonë”: Opozita e Ramës: Shoqëria civile dhe deputetët e PS

Nga Daniel Muçaku-

Edi Ramën nuk ka opozitë që e sfidon. PD dhe LSI, ai, nuk i llogorit fare si parti politike. PD-ja është e përçarë mes vetes, në luftë se kush do të hajë kokën e tjetrit, ndërkohë që demokratët janë në mes të katër udhëve. Nga ana tjetër për LSI-në kryeministri nuk shfaq më asnjë interes. Dikur i duhej LSI-ja, por tani e lë aty me katër veta, pasi as si çetë partizane me pesë veta nuk janë më; të paktën si pesë Heronjtë e Vigut në kohën e luftës të ishin si numër!

Kjo mungesë e Opozitës serioze krijon vakum në demokraci, ku jeta e shqiptarëve do të varet nga humori i Edi Ramës. Oligarkët diktojnë dhe drejtojnë ekonominë e vendit, kurse biznesi i vogël dhe i mesëm është në dilemat e vdekjes, pra falimentimit.

Ndaj një qeverie me mandat të tretë sfidues për rregullat e një demokracie të brishtë në Shqipëri ka nevojë urgjente për opozitë dhe oponencë. Opozita duhet të jetë përballë kryeministrit kurse oponenca të jeta brenda radhëve të PS. Ndryshe do kthehemi në një shtet me një parti dhe me kapitalizëm të kontrolluar nga shteti tamam si në Kinë.

Shoqeria civile në Tiranë po fillon e grumbullohet kundër qeverisë. Nga pak e përditë, por ama po mblidhet duke filluar me organizim protestash nga facebook-u e duke i nxjerrë në bulevard njerëzit e prekut nga qeveria. Ishin disa qindra protestues që dolën para kryeministrisë dje dhe që do të mblidhen prapë të henën në ora pesë pasdite mu përpara zyrës së kryeministrit.

Ishte diçka si një opozitë, pasi nuk kemi realisht opozitë për popullin dhe kundra qeverisë. E thamë se PD dhe LSI nuk janë në krye të protestës dhe as kanë ndërmend të mbledhin më njerëz, pasi do mjaftohen vetëm duke folur nga salla e ngrohtë e parlamentit, gjoja në emër të qytetarëve shqiptarë.

Ajo që po lind nga pak e përditë si partie e re e shoqërisë civile duhet përkrahur, duhet mbështetur dhe duhet t’ju shkohet përkrah kur ata e kërkojnë popullin.

Shqiperia ka nevojë për një opozitë të re, të pa përzier me lojërat e pista të këtyre 30 viteve dhe pa këto emra të këtyre tre dekadave që e shtrydhen mirë këtë vend.

Edi Rama ka frikë pikërisht nga kjo shoqeri civile që mblidhet para zyrës së tij sepse e di se nuk e komandon dot siç komandon Lulzim Bashën.

Edi Rama ka frikë edhe nga Erion Braçe e Fatmir Xhafaj, të dy deputetë me integritet në grupin e PS-së. I pari iku nga qeveria dhe as nuk donte të rrinte më në atë stan qeveritar, sepse siç tha Braçe “as nuk hyra si hajdut, por as nuk dola si hajdut”. Ai aludoi egër për disa ministra se janë të korruptuar.

Dhe kjo e ka tensionuar PS-në dhe kupolën e qeverisë.

Po kështu një emër që fut frikë në kupolë mbetet Fatmir Xhafa. Ai foli sot si deputet ku tha se kur opozita ka të drejtë, duhet dëgjuar e respektuar. Fatmir Xhafa fitoi vetë si deputet pasi ishte në vendin e 23-të të listës së PS-së e ku nuk kishte asnjë shans të fitonte, por fitoi si Fatmir dhe ia doli të sfidoi krejt ata që e vendosën për ta djegur.

Fatmir Xhafa nuk është opozitë, por mbetet oponencë e besueshme dhe e fortë ndaj keqqeverisjes së PS-së.

Ai sot filloi të flasë!

Dhe do të flasë me tepër në ditët në vijim sepse ka krejt të drejtën e Zotit se fitoi falë vetes dhe punës së tij si deputet.

Edi Rama tallet me PD dhe LSI, por ka frikë dhe rrezikohet vetëm nga shoqeria civile e kthyer në Opozitë dhe nga dy deputetët e PS-së, që nuk duan t’ia dijnë për favore pushteti.

Sepse nga dy deputetë sot mund të bëhen nesër 5, me pas në 10,..

Kurrë nuk i dihet se si shkon puna me një pushtet, sidomos kur e merr për herë të tretë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit